Prej vitit 1991, Këshilli kantonal i Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë në Zvicër “Naim Frashëri” vepron në Gjenevë. Këshilli kantonal është i organizuar në formë të shoqatës, sipas ligjeve të Zvicrës, dhe organizon mësimin e gjuhës dhe kulturës shqipe për fëmijët e mërgimtarëve shqipfolës në këtë kanton.